Alain Giresse: Ndeshje emocionale, por jemi përgatitur
Në vigjilie të përballjes miqësore përballë Zvicrës, kombëtarja e Kosovës ka mbajtur një konferencë për shtyp.
Në konferencën gjegjëse janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe Florent Hadërgjonaj, përcjell Gazeta Nacionale.
Giresse, mes tjerash deklaroi se kjo ndeshje do të jetë me emocione, por shtoi se e ka përgatitur mirë skuadrën dhe se nuk beson që lojtarët e tij do të kenë probleme në aspektin emocional.
"Duke marrë parasysh historinë, lidhjen e shqiptarëve të Kosovës që luajnë me Zvicrën, besoj se do të jetë emocionale. Këtë lojë e kam përgatitur sikurse për ndeshjet tjera dhe nuk besoj se do të kenë telashe në aspektin emocional.
Duke marrë parasysh se Zvicra është ekip më i fortë, njëra prej pesë ekipeve më të mira në Evropë. Ne i kemi marrë të gjitha masat për t’u përgatitur sa më mirë”, ka thënë Giresse.