Alaba detyrohet të tregojë pse votoi për Messin, pasi u abuzua nga tifozët e Real Madridit
David Alaba është detyruar të shpjegohet pse votoi për Lionel Messin para Karim Benzemas për lojtarin më të mirë të vitit të FIFA-s, për shkak se u abuzua tërë mbrëmjen nga tifozët inatçi të Real Madridit.
Në një natë shkëlqimplotë në Paris, shtatë herë fituesi i Topit të Artë Messi u njoh si lojtari më i mirë në planet, pas paraqitjeve të tij madhështore për t’i ndihmuar Argjentinës ta fitojë Kupën e Botës 2022.
Ai ishte dukshëm lojtari më i votuar në një proces votimi ku marrin pjesë kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare nga e gjithë bota, raporton Nacionale.

Si kapiten i Austrisë, Alaba kishte përgjegjësinë e votimit në këtë proces dhe ai nuk ngurroi ta vlerësojë Messin me pikët e plota. Në vendin e dytë ai e vendosi bashkëlojtarin e vet te Real Madridi, Karim Benzema, ndërsa votën e fundit ia dha Kylian Mbappes të Paris Saint-Germainit.
Mënyra se si votoi mbrojtësi austriak i tërboi tifozët e Real Madridit, të cilën filluan menjëherë një fushatë abuzimi kundër tij në rrjetet sociale.
Hashtagu “AlabaOut” (Alaba ik) mori xhiron e botës në Twitter.
Si pasojë e abuzimit të madh dhe kritikave të vazhdueshme, Alaba u detyrua të reagojë me një shpjegim në Twitter.
“Sa i përket Çmimit Më i Miri i FIFA-s: Ekipi kombëtar i Austrisë voton për këtë çmim si ekip, jo unë i vetëm. Të gjithë në këshillin e ekipit mund të votojë dhe kjo është mënyra se si vendosim ne”, shkroi Alaba.
Ai shtoi: “Të gjithë e dinë, posaçërisht Karim, se sa shumë e adhuroj unë atë dhe paraqitjet e tij dhe unë shpesh e kam thënë se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë, dhe kështu edhe akoma. Pa asnjë dyshim”
Regarding FIFA The Best Award:
— David Alaba (@David_Alaba) February 28, 2023
The Austrian national team vote for this award as a team, not me alone. Everyone in the team council is able to vote and that's how it's decided.
Everyone knows, especially Karim, how much I admire him and his performances
Alaba luan përkrah Benzemas në Santiago Bernabeu që 18 muaj, pasi iu bashkua Real Madridit në vitin 2021 kur u largua nga Bayern Munich si lojtar i lirë.
Ai i ka ndihmuar klubit ta fitojë titullin në La Liga dhe trofeun e Lihës së Kampionëve në sezonin e tij debutues për të bardhët.
Benzema është fituesi aktual i Topit të Artë, por ai u mposht për çmimin lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s nga Lionel Messi, 35-vjeçari që e frymëzoi Argjentinën drejt titullit të parë në Kupën e Botës që prej vitit 1986 më Katar 2022.
