Al Nassr nis kontaktet me Kevin de Bruyne
Skuadra arabe Al Nassr duket se nuk do të ndalet së përforcuari në afatin veror, pasi tani ja kanë nisur kontakteve me mesfushorin e Manchester Cityt Kevin de Bruyne.
Belgu momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi mirëpo ky sezon mund të jetë i fundit te skuadra angleze.
Gazetari Rudy Galetti raporton se Al Nassr ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e De Bruyne që të caktojnë një takim dhe duan ta bindin përmes një projekti afatgjatë.
“Al Nassr ka kontaktuar agjentin e De Bruyne për të caktuar një mbledhje me lojtarin së shpejti”.
“Qëllimi i skuadrës arabe është të shpjegojë detajet për projektin afatgjatë te belgu, kontrata e të cilit me Man Cityn skadon më 2025”.
🚨🗣️ #AlNassr contacted #DeBruyne’s agent to set up a meeting with the player soon.
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) October 24, 2023
📌 The aim of the 🇸🇦 club is to explain in details its long-term project to the 🇧🇪 AM, whose contract with #MCFC will expire in 2025: evolving situation. 🐓⚽ #Transfers pic.twitter.com/4ygHfkOzC2
De Bruyne në vitet e fundit nuk ka konsideruar asnjë ofertë duke e bërë prioritet suksesin te Man City.
Sidoqoftë, pasi arriti ta fitojë tripletën belgu ndoshta edhe mund ta konsiderojë largimin duke marrë parasysh që edhe klubi anglez e ka gjetur zëvendësuesin me Julian Alvarez që po shkëlqen në atë pozitë.
Ndërkohë, klubet arabe janë afër që në javët në vijim të kompletojnë edhe një blerje të madhe, atë të ish yllit të Juventusit Douglas Costa.