Al Khelaifi: Milani një nga klubet më të mira në botë
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, ka thënë se Milani është një nga klubet më të mira të botës, teksa mbetet me shpresë që pritja ndaj portierit të skuadrës së tij, Gianluigi Donnarumma, të jetë brenda parametrave normale të rivalitetit.
Të dy skuadrat u vendosën në të njëjtin grup të Ligës së Kampionëve së bashku me Newcastle United dhe Borussia Dortmund, me Grupin F që cilësohet si ‘grupi i vdekjes’.
“Ne jemi në Ligën e Kampionëve, garën më të mirë të klubeve në botë”, u tha Al Khelaifi gazetarëve në zonën ku ishin të gjithë drejtuesit e klubeve, në Monako pas shortit.

“Nëse luani në këtë turne, duhet të jeni gati të përballeni me më të mirët dhe Milani është një nga klubet më të mira në botë me një histori të madhe. Ata kanë një ekip të madh dhe do të jetë e mrekullueshme të vijnë dhe ne të luajmë në San Siro”.
Kjo përballje përfaqëson gjithashtu një ribashkim me ish-portierin e Milanit, Donnarumma, i cili u largua në rrethana të hidhura kur refuzoi të nënshkruante një kontratë të re dhe kaloi në Paris si lojtar i lirë.
Ai nuk është falur kurrë nga tifozët, të cilët e tallnin hapur në Stadio Meazza edhe kur ai luante për Italinë.
Prandaj, kjo do të jetë një mbrëmje jashtëzakonisht e vështirë për portierin e ri.
“Mund të jetë, por mund të jetë e vështirë edhe për portierin e tyre. Në çdo rast, besoj dhe shpresoj se gjithçka do të mbetet brenda parametrave normalë të një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë”.
#PSG, #AlKhelaifi: '#Milan? Affrontiamo uno fra i top club al mondo. Il ritorno di #Donnarumma...' https://t.co/kYW5YUTMBs pic.twitter.com/gReGYarlio
— calciomercato.com (@cmdotcom) August 31, 2023
Milani është përballur me Paris Saint-Germain katër herë në historinë e Ligës së Kampionëve dhe mbetet e pamposhtur, me dy fitore dhe po aq barazime.
