Hidhet shorti për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, Grupi F ai i vdekjes
Në Monako, është hedhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, aty ku grupi i vdekjes po cilësohet grupi F, pasi që në të janë skuadrat si Milani, PSG-ja, Dortmundi e Newcastle Unitedi.
Sezoni i kaluar në garën më të fortë evropiane ishte i jashtëzakonshëm, ku kishte edhe befasi. Fitues doli Manchester City, pasi në Stamboll e mundi Interin me rezultat minimal 1:0 dhe skuadra e Pep Guardiolës po konsiderohet favorit edhe për këtë sezon.
Këto janë grupet për sezonin e ri, të përcaktuara sot:
Grupi A: Bayern Munich, Manchester United, Copenhagen, Galatasaray;
Grupi B: Sevilla, Arsenal, PSV Eindhoven, Lens;
Grupi C: Napoli, Real Madrid, Braga, Union Berlin;
Grupi D: Benfica, Inter, Salzburg, Real Sociedad;
Grupi E: Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtic;
Grupi F: Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund, Milan, Newcastle United;
Grupi G: Manchester City, Leipzig, Red Star Belgrade, Young Boys;
Grupi H: Barcelona, Porto, Shakhtar Donetsk, Royal Antwerp.
The 2023/24 group stage draw ✅#UCLdraw pic.twitter.com/kCTj9JfBFM
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 31, 2023
Kujtojmë se finalja për sezonin 2023/24 do të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley, më 1 qershor, me grupet që nisin më 19 dhe 20 shtator.