Al Ittihad refuzon ofertën e gjigantit londinez për N’Golo Kante - NACIONALE

Al Ittihad refuzon ofertën e gjigantit londinez për N’Golo Kante

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra arabe Al Ittihad e ka refuzuar ofertën e West Ham Unitedit në vlerën e 15 milionë eurove për mesfushorin N’Golo Kante.

Klubi londinez vazhdon të ketë interesim të madh për shërbimet e francezit, mirëpo skuadra arabe as s’po e konsideron mundësinë që ta largojë lojtarin në këtë afat veror.

Sipas “The Athletic” për ta konsideruar shitjen e mundshme, Al Ittihad dëshiron të fitojë së paku 25 milionë euro.

Si hiarkia e Ligës arabe ashtu edhe klubi i Al Ittihadit e vlerëson Kanten si lojtar që mund të kontribuojë edhe më shumë në ligë, sidomos pas asaj që dëshmoi me Francën në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

33-vjeçari gjithashtu është i lumtur te Al Ittihad dhe së shpejti do t’iu bashkohet në fazën parapërgatitore ngase ka marrë pak pushim shkaku që luajti në “Euro 2024”.

Kante iu bashkua Chelseas vetëm verën e kaluar, duke i dhënë fund qëndrimit shtatëvjeçar në “Stamford Bridge”, ku shënoi katër gola në 46 paraqitje në sezonin 2023/24.

Kante fitoi vëmendjen e skuadrave evropiane falë paraqitjeve për Francën, ku ishte titullar në gjashtë paraqitjet sa zhvilloi skuadra e Didier Deschamps, ndërsa u eliminuan nga Spanja në finale me rezultat 2:1.

Lajme të ngjashme