Al Hilal përgatit ofertë zyrtare për Mo Salah - NACIONALE

Al Hilal përgatit ofertë zyrtare për Mo Salah

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Hilal është gati ta ‘tundojë’ Liverpoolin me një ofertë zyrtare për yllin e skuadrës Mohamed Salah.

Egjiptiani thuhet se po kalon sezonin e fundit me “Reds”, meqenëse pritet ta ndjek rrugën e Jurgen Kloppit dhe të largohet në verë.

E ardhmja e Salah po shkon drejt Arabisë Saudite, me Al Ittihad që bëri një ofertë prej 200 milionë eurove vitin e kaluar, mirëpo Liverpool e refuzoi.

Ndërsa, tani interesim për Salah ka shprehur rivali, njëkohësisht lideri aktual në Arabi – Al Hilal, të cilët do të bëjnë një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurove, raporton “TalkSport”.

Al Hilal gjithashtu s’e ka problem t’i ofrojë Salahut një ofertë luksoze për tre vitet në vijim, që do ta bënte lojtarin më të paguar në botë.

Salah është i hapur për kalimin në Arabi, meqenëse është shtet mysliman dhe futbolli ka evoluar jashtëzakonisht shumë që kur Cristiano Ronaldo u transferua te Al Nassr nga Man Unitedi.

Përndryshe, Liverpool nuk është që do ta refuzonte ofertën nëse Salah nuk e rinovon kontratën, që i skadon në qershorin e vitit 2025.

Lajme të ngjashme