Al Hilal me ofertë të çmendur për yllin e Milanit Rafel Leao
Mediumi portugez O Jogo raporton se klubi saudit Al Hilal është gati të ofrojë së paku 100 milionë euro te Milani, për yllin e tyre, Rafael Leao.
Trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus dëshiron të ribashkohet me bashkatdhetarin e tij Rafael Leao, në mënyrë që klubi saudit të jetë gati të bëjë një ofertë zyrtare prej mbi 100 milionë euro, sipas gazetës portugeze O Jogo.
Kontrata e Leaos me kuqezinjtë përfshin një klauzolë prej 175 milionë euro, dhe sipas raportimit, Al Hilal nuk po mendon ende ta paguajë atë. Megjithatë, oferta hapëse për kuqezinjtë me siguri do të kalojë 100 milionë euro.
O Jogo pret që Al Hilal të dërgojë një ofertë zyrtare deri në fundjavë dhe babai i Leaos, Antonio, është i ngarkuar të negociojë me klubin saudit.
Sipas raportimit, në bisedime do të përfshihet edhe ndërmjetësi portugez, Mario Rui, i cili është i lidhur me Familjen Mbretërore dhe ka 'fuqi në treg' në Ligën Pro të Arabisë Saudite. Rui tashmë ka kontribuar në transferimin e Neymarit dhe Otavios në Arabinë Saudite verën e kaluar.