Akuzohet për vënie të basteve, Tonali pritet të luajë për Newcastlen - NACIONALE

Akuzohet për vënie të basteve, Tonali pritet të luajë për Newcastlen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sandro Tonali do të jetë i disponueshëm për skuadrën e Newcastle Unitedit, pavarësisht se është subjekt i hetimeve për vënie të basteve në faqe të paligjshme.

Është konfirmuar se italiani - i cili u largua nga Kombëtarja e Italisë së bashku me yllin e Aston Villas Nicolo Zaniolo pasi u zbulua se aktivitetet e tyre jashtë fushës po shqyrtoheshin - është duke u hetuar nga Prokuroria italiane dhe federata italiane e futbollit.

Sandro-Tonali

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është goditur me një pezullim shtatë mujor për shkeljen e rregulloreve të basteve, pa asnjë vendim zyrtar të dhënë ende për Tonali – i cili iu bashkua Newcastle nga AC Milan gjatë verës për 55 milionë funte (67 milionë dollarë).

Pa asnjë ndalim për momentin, trajneri i Magpies, Eddie Howe, ka deklaruar se Tonali do të jetë pjesë e planeve të tij për një takim në Premierligë me Crystal Palace të shtunën. Ai ka thënë për mesfushorin 23-vjeçar:

Tonali-Newcastle

“Ai ka pasur disa javë shumë të vështira dhe është përballur me shumë gjëra. Nga sa mund të shoh, ai po e trajton veten shumë mirë dhe po i trajton fort emocionet e tij, por do të më duhet të bëj një telefonatë. Më duhet ta kthej atë në futboll dhe atë që ai po jep në fushë, në mënyrë që të përpiqem të marr vendimin më të mirë për ekipin. Për mua, pjesa më e rëndësishme e gjithë këtij incidenti është Sandro dhe mirëqenia e tij. Ne ndihemi si një klub futbolli, menjëherë, kemi qëndruar pranë tij, për ta mbrojtur dhe për t'i dhënë dashurinë e mbështetjen që i nevojitet për të gjetur zgjidhje për problemet që ka. Ai është stërvitur dy herë këtë javë me ne dhe është shumë i gatshëm për përzgjedhje.”

Agjenti i Tonalit, Giuseppe Riso, ka pranuar se klienti i tij ka vuajtur nga "varësia ndaj basteve", me italianin që thuhet se ka zbuluar para prokurorëve se ai ka vendosur baste në ndeshjet e AC Milan gjatë kohës së tij në San Siro.

Lajme të ngjashme