Aksion i shpejtë nga Tottenhami, Pedro Porro ngushton epërsinë ndaj Man Unitedit
Tottenham ka arritur ta ngushtojë epërsinë në derbin ndaj Manchester Unitedit.
Ishte mbrojtësi Pedro Porro që shënoi një gol të bukur brenda zonës për të ngushtuar avantazhin.
E tëra nisi me një aksion të shpejtë, ku Richarlison e pastaj Harry Kane kishin mundësi të shënonin por që goditjet e të dyve u devijuan e nga topi i kthyer realizoi Porro.