Aksion fantastik nga Milani, Alvaro Morata i shënon Realit
Sulmuesi Alvaro Morata e ka rikthyer epërsinë e Milanit ndaj Real Madridit.
Pas një aksioni të bukur, spanjolli përfitoi nga një top i kthyer duke e pasur të lehtë ta dërgojë në portën e zbrazur.
Rafael Leao kreu shumicën e punës duke dribluar në zonës dhe goditur në qendër, të cilën e priti Lunin por nga topi i kthyer Morata ishte i “harruar”, ku shënoi lehtësisht (39’).