Aksion fantastik nga Kosova, realizon Emir Sahiti
Kosova ka shënuar edhe golin e tretë në përballjen ndaj Qipros.
Ishte i sapo inkuadruari Emir Sahiti, i cili u përkujdes për golin e tretë te “Dardanët”.
Albion Rrahmani ishte pranë të shënonte, por që portieri ia ndali goditjen dhe nga topi i kthyer përfitoi Sahiti, i cili me një goditje precize e tundi rrjetën.