Akili i jashtëzakonshëm, me Ippon e mposht Pelivanin dhe kalon në finale të Kampionatit Evropian të Xhudos - NACIONALE

Akili i jashtëzakonshëm, me Ippon e mposht Pelivanin dhe kalon në finale të Kampionatit Evropian të Xhudos

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Akil Gjakova ka bërë atë që Nora dhe Distria pak minuta më parë nuk arritën ta bënin. Ai fitoi në gjysmëfinale ndaj favoritit Petru Pelivan në Golden Score me një Ippon fantastik.

Akili u tregua i pandalshëm edhe në tri garat e para, duke fituar me dominim, me vetëm ndeshjen e dytë që e pati të vështirë e që zgjati mbi tetë minuta.

Në gjysmëfinale ndaj Pelivan që është numri nëntë i botës, Gjakova e tregoi vetën e tij, ku luftoi me shumë vetëbesim dhe në Golden Score, bëri një rrëzim të jashtëzakonshëm të kundërshtarit, për ta siguruar të paktën një medalje, atë të argjendtë ose të artë.

Në finale e pret fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Lombardo, i cili e mposhti Shavdatuashvilin, të dy këta të rënditur më mirë në ranglistën botërore, me Akilin që është i 23-ti.

Lajme të ngjashme