Akil Gjakova me medalje të argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam të Abu Dhabit, pas një rrugëtimi fantastik deri në finale, për t’u mposhtur vetëm nga garuesi i Uzbekistanit, Shakhram Ahadov.
Gjakova bën pjesë në kategorinë deri në 73 kilogram dhe ditën e nisi me fitoren ndaj xhudistit nga Bahamet, Andrew Munning, duke e rrëzuar me Ippon.
Pastaj në raundin e dytë u takua me garuesin finlandez Valtteri Olin, ku edhe ndaj tij triumfoi me Ippon, për ta konfirmuar formën e lartë.
Në raundin e tretë pati një nga luftërat më të vështira, kur u përball me Zhansay Smagulovin nga Kazakistani, ku edhe pse kosovari dominoi, në fund triumfoi vetëm pas tre ndëshkimeve të kundërshtarit.
Në çerekfinale Akili e mposhti amerikanin Jack Yonezuka me Ippon, për të rrugën drejt medaljes.
Gjakova përsëri pati punë me një garues nga Kazakistani, të cilin ia tregoi ‘derën’ pas një lëvizje të bukur, për ta rrëzuar dhe siguruar të paktën një medalje, pasi kaloi në finale.
Në finale u përball me garuesin nga Uzbekistanit, Shakhram Ahadov, ku nuk arriti të triumfonte dhe mbeti i kënaqur me medalje të argjendtë.
Me këtë medalje Akili mori 700 pikë në ranglistën olimpike dhe mund të quhet e siguruar pjesëmarrja e normës për Parisi 2024.