Akil Gjakova i jashtëzakonshëm, pas serbit e mposht edhe bullgarin Hristov për të kaluar në çerekfinale - NACIONALE

Akil Gjakova i jashtëzakonshëm, pas serbit e mposht edhe bullgarin Hristov për të kaluar në çerekfinale

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Akil Gjakova po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në kategorinë deri në 73 kilogram në Kampionatin Evropian, ku tani ka arritur në çerekfinale.

Ai fillimisht e mposhti serbin Bajsangur Bagajev në raundin e dytë, për të vazhduar rrugëtimin e tij.

Ndërsa në raundin e tretë pati punë me bullgarin Mark Hristov, të cilin shumë lehtë me dy Waza-ari e mposhti, për të kaluar në çerekfinale.

Në garën për të shkuar në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me fituesin nga përballja Petru Pelivan - Valtteri Olin.

Lajme të ngjashme