Akil Gjakova garuesi i tretë nga Kosova që arrin gjysmëfinalen, në sekondat e fundit e mposht Heydarovin - NACIONALE

Akil Gjakova garuesi i tretë nga Kosova që arrin gjysmëfinalen, në sekondat e fundit e mposht Heydarovin

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Rrugën e sukseshme të Norës dhe Distrias e ka vazhduar edhe Akil Gjakova. Në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Prishtinë, ai bëhet garuesi i tretë kosovar që arrin në gjysmëfinale, ku në çerekfinale krejt në fund e mposhti Heydarovin në sekondat e fundit.

Gjakova për të arritur deri këtu, fillimisht fitoi në raundin e parë ndaj kroatit Klacar.

Pastaj punë pati ne austriakun Reiter, i cili i paraqiti vështirësi të mëdha, por pas tetë minutave përballje e mposhti, pasi kundërshtari mori tre shido, për kartonin e kuq.

Ndaj Heydarov, Akili e pati përballjen me emrin më të madh në këtë kategori, dhe krejt në fund me një lëvizje fantastike e fitoi përballjen, për të siguruar gjysmëfinalen.

Në mesin e katër më të mirëve, do të përballet me Petru Pelivan të Moldavisë.

Lajme të ngjashme