“Ai është Zot” - Lojtari i Gironas që i shënoi ‘poker’ Real Madridit e lartëson Leo Messin
Pas katër golave mbresëlënës të shënuar ndaj Real Madridit të martën, sulmuesi i Gironas Taty Castellanos, lartësoi bashkëkombësin e tij Lionel Messin duke e quajtur Zot.
24-vjeçari argjentinas u bë lojtari i parë që shënoi katër gola kundër Real Madridit në shekullin 21, pas fitores të djeshme 4:2 ndaj kampionit në fuqi të La Ligas dhe Evropës.
Pavarësisht paraqitjes fantastike në nivelin individual, Castellanos zgjodhi që të fokusohej të shtatë herë fituesi i Topit të Artë, duke dhënë lëvdata të mëdha.
“Gjithmonë më ka pëlqyer Barcelona më shumë se Madridi për shkak të Leos. Ai është idhulli im. Gjithmonë i kam shijuar ndeshjet e tij, nuk e di nëse Messi e ka shikuar ndeshjen e djeshme. Po flasim për lojtarin më të mirë në botë. Ai është Zot për neve argjentinasit. Më bëri të qaj në Kupën e Botës”, tha ai për "JijantesFc" të mërkurën.
Jo vetëm që rezultati i së martës e çoi numrin e golave të Castellanos në 12 në ligë për këtë sezon, por gjithashtu ndihmoi Gironan të vazhdojë ngritjen në kampionatin spanjoll.
Skuadra e Michel është në vendin e nëntë me 41 pikë, duke siguruar me lehtësi mbijetesën e tyre deri në sezonin e ardhshëm.
Castellanos ndoshta mund të iu ofrohet mundësia sezonin e ardhshëm të luajë kundër Messit, pasi që Barcelona është duke bërë gjithçka për ta kthyer në shtëpi argjentinasin./Orselina Lazraj/