"Ai duhet të vazhdojë", Romero insiston se Lionel Messi mund të luajë në Kupën e Botës 2026
Mbrojtësi Cristian Romero ka mbështetur bashkëkombësin Lionel Messi që të shkëlqejë në Kupën e Botës 2026 pavarësisht moshës.
35-vjeçari ishte lojtari më i mirë i turneut në suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës 2022, duke shënuar dy herë në finale dhe një penallti vendimtare.
Ka pasur sugjerime që Messi mund të pensionohet nga futbolli ndërkombëtarë pas arriti suksesin historik, mirëpo Romero insiston se argjentinasi duhet ta drejtojë skuadrën edhe në Kupën e Botës 2026.
"Di Maria tha se do të vazhdojë me kombëtaren dhe unë shpresoj që Leo do të vazhdojë gjitashtu".
"E shoh duke bërë shumë mirë fizikisht, luajti në çdo ndeshje të Kupës së Botës".
"Për mua, ai do të jetë me ne në Kupën e Botës të radhës, por është vendimi i tij. Ai duhet të vazhdojë", tha Romero.
Kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni shihet si ndër favoritët për ta fituar Kupën e Botës 2026, që pritet të mbahet në Amerikë, Kanadë ose Meksikë.
Të enjten e kaluar, edhe mesfushori i Brightonit Alexis Mac Allister tha se Messi duhet të vazhdojë, duke shtuar se argjentinasi do të jetë më i miri edhe në moshën 45-vjeçare.
"A e di se ne duam që ai të vazhdojë sa më shumë të mundet, prandaj shpresoj të ndodhë kështu. Sigurisht e shoh Messin në Kupën e Botës. Nuk kam dyshime se edhe në moshën 40 ose 45 vjeçare, ai do të jetë më i miri në botë".
"Është shumë profesional, mund ta shohësh është në formë perfekte fizike dhe vazhdon të luajë qetë. Nuk kemi asnjë problem që të vrapojmë për të".
Messi së fundmi është ftuar te Argjentina për dy miqësoret e muajit mars.