Aguero mendonte se largimi i Messit nga Barcelona ishte shaka dhe se klubi ishte hakuar - NACIONALE

Aguero mendonte se largimi i Messit nga Barcelona ishte shaka dhe se klubi ishte hakuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sergio Aguero nuk mund t’iu besonte syve kur e ka konfirmimin e largimit të Lionel Messit nga Barcelona, vetëm dy muaj pasi i ishte bashkuar atij në Katalonjë.

Legjenda e Manchester City kishte shpresa të mëdha për kalimin në Camp Nou, pasi u pajtua të luante përkrah bashkëvendësit të vet në qershor të vitit 2021.

Megjithatë, vetëm pak javë më vonë erdhi njoftimi se Messi po largohej nga Barça, gjë që e tronditi dukshëm Agueron.

Aguero i zhvilloi vetëm pesë ndeshje për Barcelonën, pasi u detyrua të pensionohej para kohe nga futbolli si pasojë e një sëmundjeje në zemër.

Në një bisedë me El Chiringuito, Aguero foli për largimin e mikut të vet të madh dhe se si fillimisht nuk kishte besuar se ishte e vërtetë.

“Kur ndodhi e gjitha me Leon, mendoja se dikush ia kishte hakuar llogaritë në rrjetet sociale Barcelonës. Mendoja se ishte shaka. Isha me Ibai (prezantues në Twitch) dhe papritmas, ai e shikoi telefonin dhe tha: ‘Nuk ka mundësi! A është kjo e vërtetë?’ Ai ma tregoi komunikatën e Barçës në telefonin e tij”, tregoi Aguero.

“Unë i thashë, ‘Ibai, shoku, kjo është e pamundur’. I thashë atij aty se ishte e qartë se uebsajti i klubit ishte hakuar dhe se mbase Barça do të thoshte më vonë se ai do të qëndronte. Vendosa të prisja, por kaluan shumë orë dhe komunikata ishte ende aty. Mendova, ‘e dini çfarë? Askush s’e ka hakuar atë’.”

Largimi i Messit e tronditi klubit deri në themel dhe, derisa ka thashetheme se ai mund të kthehet në klub verën e ardhshme, gjiganti spanjoll ende nuk e ka marrë veten nga largimi i tij.

Messi, i cili iu bashkuar Paris Saint-Germainit pasi u largua nga Camp Nou si lojtar i lirë, ka kontratë me kampionin francez vetëm deri në qershor të vitit 2023.

Lajme të ngjashme