Aguero: Bernardo do të ishte kyç për Barcelonën - NACIONALE

Aguero: Bernardo do të ishte kyç për Barcelonën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, beson se një lëvizje e Bernardo Silvas në Barcelonë është e mundshme dhe se portugezi do të ishte lojtar kyç për skuadrën e Xavi Hernandes.

Silva ka qenë shumë i lidhur kohët e fundit me një kalim te Barça, me skuadrën spanjolle që megjithëse ka probleme financiare po mundohet të rikthehet fuqishëm te skuadrat më të forta në botë, aty ku edhe e ka vendin.

Sidoqoftë, me 28-vjeçarin që është i rregullt te Manchester Cityn dhe me katalanasit që janë zhytur në probleme me regjistrimin e futbollistëve të ri, ky kalim vetëm sa do të ndërlikonte punët ende më shumë të skuadrës.

Mercato, Bernardo Silva plait au Barça

Por Aguero beson se ish-shoku i skuadrës mund ta bëjë një lëvizje të tillë, ashtu siç bëri ai vet por që një problem me zemrën e detyroi ta përfundonte karrierën e tij në Barçë para kohe.

Çfarë thotë Aguero për Bernardon?

“Bernardo është lojtar i madh. Ai e mban topin, sakrifikon vetën për të tjerët, kualiteti që ka për të shënuar dhe asistuar si dhe mund të luajë në shumë pozicione të ndryshme. Do të habitesha nëse City e lejon të largohet. Ai është një futbollist që kontribuon shumë në çdo sezon, por gjithçka është e mundur.

Nëse ai kalon te Barcelona, atëherë ai do të jetë lojtar kyç në lojën e Xavit, pasi që loja e tij e ka në plan të parë posedimin e topit.”

Football news - A Christmas tree and a 'non-lover': Silva and Aguero's sad Valentine's Day - Eurosport

Bernardo mendon për të ardhmen e tij

Aguero nuk është i vetmi që ka folur për mesfushorin portugez, Silva ka folur për vetveten e tij, duke thënë se ka marrëdhënie të mira me klubin aktual.

“Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu, por nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do ta shohim, sinqerisht. Marrëdhënia ime me klubin është shumë e mirë. Kam qenë shumë i hapur me ta dhe ata e dinë se çfarë dua unë.

Nëse qëndroj do të jem i lumtur, dhe do ta respektoj këtë klub e do të jam gjithmonë më të mirën time. Nëse nuk qëndroj, ky është futbolli dhe të shohim çfarë do të ndodhë.

City është një skuadër e madhe, dhe ata nuk dëshirojnë lojtarët që nuk janë të lumtur. Ata gjithmonë thonë se nëse ndonjëri nuk është i lumtur është i lirë të largohet.”

Barcelona to face competition for Manchester City's Bernardo Silva - Football España

Përfaqësuesi i Kombëtares portugeze, në Manchester City luan që nga viti 2017, kur u bashkua nga skuadra franceze Monaco. Ai ka shënuar 48 gola në 253 paraqitje dhe ka arritur ta fitojë katër herë kampionatin anglez, duke qenë në çdo sezon një prej lojtarëve më të mirë.

Lajme të ngjashme