Agon Sadiku bën hapin e madh, i bashkohet gjigantit norvegjez
Sulmuesi me prejardhje kosovare Agon Sadiku, ka kompletuar kalimin te Rosenborg nga skuadra e Honkas.
Sadiku që luajti te kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare te gjiganti norvegjez.
Ishte vetë skuadra finlandeze që me anë të një komunikate konfirmoi se Sadiku ka bërë lëvizjen e madhe.
"Agon Sadiku kalon te Rosenborg. Në moshën 19-vjeçare, Sadiku shënoi 14 gola në ligë që ndikuan të jetë i treti në ligë", shkroi klubi në komunikatë.
Sadiku gjithashtu ka falënderuar Honkan për këto vite bashkëpunimi.
"Faleminderit shumë Honkas për këto sezonet e kaluara. Faleminderit të gjithë mbështetësve dhe stafit, sidomos trajnerëve dhe bashkëlojtarëve që për një kohë të shkurtër u bënë si një familje e madhe për mua. Jam shumë falënderues. Faleminderit që ishin pjesë e kësaj skuadre të mrekullueshme që më mësuan shumë. Udhëtimi im tani do të vazhdoj diku tjetër, por Honka do të jetë në zemrën time", deklaroi ai për uebsajtin e klubit.
📣: Agon Sadiku siirtyy Rosenborgiin!
— Esport Honka (@EsportHonka) March 31, 2023
Sadiku viimeisteli 19-vuotiaana neljätoista liigamaalia, joka oikeutti maalipörssin kolmanteen sijaan.
➡ https://t.co/z7RLfVO1Oe
📸: Juhani Järvenpää#MeOllaanHonka #Veikkausliiga pic.twitter.com/dewswdvKnj
Në anën tjetër, Rosenborg e ka mikpritur Sadikun, i cili ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme.
"Mirë se vjen Agon. Sulmuesi finlandez Agon Sadiku është gati për Rosenberg dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027".
Tervetuloa, Agon👋
— Rosenborg Ballklub (@RBKfotball) March 31, 2023
Den finske spissen Agon Sadiku er klar for Rosenborg og har skrevet under på en kontrakt ut 2027🖤🤍 pic.twitter.com/9VQrWYUwLG