Agjenti zbulon si Man Unitedi dështoi ta bind ish talentin e Barcelonës
Agjenti i Mikayil Faye ka pranuar se mbrojtësi e refuzoi shansin për t’iu bashkuar Manchester Unitedit kur u largua nga Barcelona këtë verë.
Faye nuk zhvilloi asnjë minutë zyrtar për katalunasit, por gjithnjë u vlerësua me të ardhme të ndritshme, ndërsa Rennes në fund e kompletoi transferimin për 12 milionë euro.
Sidoqoftë, agjenti i Faye ka zbuluar se Rennes deri vonë garuan me Unitedin, por skuadra angleze dështoi ta bind 20-vjeçarin se kalimi në “Old Trafford” do të jetë hapi i duhur në karrierë.
“Manchester Unitedi kishte interesim për Faye, por atij nuk i pëlqeu ky opsion. Ai nuk ishte titullar te Barcelona, pra çfarë do të kishte rëndësi nëse do të ndodhte edhe te Unitedi? Përparimi i tij nuk do të ndodhte aspak”.
Agjenti ndër të tjera shtoi se lojtari u largua nga katalunasit vetëm shkaku i situatës së tyre financiare, meqenëse Barca dështoi ta bindte Inigo Martinezin të largohet.
“Barcelona kërkoi klauzolë riblerje në kontratën me Rennes dhe ishte kushti i vetëm që do ta bënte marrëveshjen të realizueshme. Klauzola është 30 milionë euro. Tani e tëra varet nga Faye dhe rritja e tij”.
“Mika Faye u largua sepse klubi kishte të drejta financiare dhe Inigo Martinez, të cilin klubi donte ta shiste, refuzoi të largohej”, deklaroi Bare.