Agjenti i Xabi Alonsos thyen heshtjen, komenton interesimin e Real Madridit - NACIONALE

Agjenti i Xabi Alonsos thyen heshtjen, komenton interesimin e Real Madridit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjenti i trajnerit Xabi Alonso ka insistuar se nuk kanë asnjë kontakt me Real Madridin për një lëvizje të mundshme në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi dhe Man City thuhet se janë të dashuruar me Alonson, me madrilenët që shihen si favoriti ndërsa në verë raportohet se duan ta bindin ta marrë drejtimin e skuadrës, si dhe të transferojnë Florian Wirtzin po ashtu nga Bayer Leverkuseni.

Megjithatë, agjenti Inaki Ibanez për “Marca” ka treguar se gjithçka aktualisht është vetëm spekulime.

Nuk ka pasur asnjë bisedim me Real Madridin. Historia e përsërit vetën vit pas viti”.

Nuk kemi folur, nuk kemi diskutuar”.

Trajneri i Realit Carlo Ancelotti ka kontratë deri më 2026 mirëpo bordi i gjigantit spanjoll po dëshiron t’ia ndërpresë kontratën në verë ngase duan të marrin ndonjë nga top trajnerët më të ri.

Më i preferuari është Alonso, për të cilin janë të dashuruar me mënyrën e lojës dhe si arritjet fantastike që i ka bërë me Bayer Leverkusenin vitin e kaluar, ku e fituan Bundesligan pa pësuar asnjë humbje.

Mbetet të shihet në muajt e ardhshëm nëse “Los Blancos” do t’i nisin zyrtarisht kontaktet me Alonson.

Lajme të ngjashme