Agjenti e paralajmëron largimin e Jorginhos nga Arsenali - NACIONALE

Agjenti e paralajmëron largimin e Jorginhos nga Arsenali

4 javë më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Jorginhos sërish nuk e ka mohuar mundësinë që mesfushori i Arsenalit të rikthehet në Itali, pasi ende nuk kanë arritur marrëveshje me klubin londinez për rinovimin e kontratës.

Jorginho iu bashkua Arsenalit nga rivali Chelsea dhe deri më tani ka pasur një rol të rëndësishëm në “rindërtimin” e skuadrës nga Mikel Arteta.

Pas lëndimit të Partey, 32-vjeçari disa herë ka luajtur pranë Martin Odegaardit – ku nuk ka zhgënjyer duke bërë paraqitje fantastike.

Megjithatë, kontrata e Jorginhos skadon në verë dhe deri më tani nuk ka pasur negociata mes dy palëve për ta vazhduar bashkëpunimin.

Skuadra është fuqia e Arsenalit. Sot ata janë skuadra që po prijnë në Premierligë, janë në pozitë absolutisht të rëndësishme”.

Janë në Ligën e Kampionëve, përballen me Bayernin dhe do të ketë shumë emocione deri në fundin e sezonit”.

Atij (Jorginhos) i skadon kontrata me Arsenalin, do të bisedojmë sepse po bën mirë. Të shohim nëse do t’iu duhet për sezonin tjetër”.

I pyetur për një rikthim potencial në Itali, ai shtoi: “Është gjithmonë kështu në futboll. Jorginho ka luajtur në Itali gjatë tërë jetës, i pëlqen shumë prandaj pse jo?”.

Falë formës së shkëlqyer te Arsenali, Jorginho e ka rifituar pozitën edhe te Italia para Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Lajme të ngjashme