Agjenti: Bonucci dëshiron të qëndrojë te Juventusi
Alessandro Lucci, agjenti i Leonadro Bonuccit konfirmoi se klienti i tij dëshiron të qëndrojë te Juventusi por e pranoi se do të konsiderojnë oferta të nivelit të italianit.
36-vjeçari është informuar se nuk është më pjesë e projektit të Juventusit dhe nuk u ftua nga trajneri Max Allegri për fazën parapërgatitore në Amerikë.
Bonucci me një vit të mbetur në kontratë është ndër më të paguarit në klub dhe “Bianconerët” po tentojnë t’ia ndërprejnë kontratën.
Duke folur në “ANSA”, agjenti i tij konfirmoi se do të konsiderohen nëse vjen ndonjë ofertë e nivelit të lartë.
“Po dëgjoj shumë spekulime rreth Bonuccit, por dëshira e tij është të qëndrojë te Juventusi, ku ishte kapiten deri para disa muajve, që ta mbajë këtë rol në skuadër të rëndësishme”.
“Është futbollist i klasit botëror, kapiten i Italisë dhe lider në një skuadër si Juventusi. Ne do të konsiderojmë oferta vetëm të nivelit të lartë nëse gjendet zgjidhja më e mirë për të gjithë”.
Klubet italiane vazhdojnë të jenë të lidhur me Bonuccin me Lazion që u pa si destinacion i mundshëm, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Sezonin e kaluar, Bonucci zhvilloi 1 mijë e 517 minuta në fushë duke bërë 26 paraqitje në të gjitha garat.
