Agjenti: Bayern Munich po e sulmon Alphonson me këso ultimatumesh - NACIONALE

Agjenti: Bayern Munich po e sulmon Alphonson me këso ultimatumesh

4 javë më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Alphonso Davies, Househ, ka kritikuar Bayern Munichun për qasjen që ka bërë ndaj mbrojtësit duke i dhënë ultimatum deri në fundin e javës për të rinovuar kontratën.

“Bavarezzët” i kanë bërë ofertën finale kanadezit, për të rinovuar deri më 2029, mirëpo lojtarit thuhet se do ta refuzojë dhe në verë do t’i bashkohet Real Madridit.

Ditëve të kaluar kishte raportime se Bayern i ka dhënë ultimatum deri në fund të kësaj jave, gjë që ka lënë të kuptohet edhe Househ, i cili shprehu pakënaqësi për mënyrën e qasjes së gjigantit gjerman.

S’është e drejtë që të marrim ultimatum nga Bayerni. Do të vendosim në fundin e sezonit, kur gjithçka të bëhet më e qartë”.

Është e padrejtë që Alphonso tani po sulmohet. Ishim pranë marrëveshjes një vit më parë. Pastaj tërë menaxhmenti u ndryshua. Nuk dëgjuam për shatë muaj, edhe pse provova që ta kontaktoja klubin”.

Tani na është dhënë një ultimatum dhe ne supozohet të reagojmë brenda dy javëve sepse klubi është nën presion dhe iu kërkua një kohë e gjatë për ta rigjetur menaxhmetin? Nuk është e drejtë”.

Është kontratë shumë e rëndësishme në kontratën e Alphonsos dhe supozohet të marrim vendimin pa e ditur se kush do të jetë trajneri në sezonin tjetër, ose si do të duket skuadra. Për këtë arsye mendojmë se është ultimatum i padrejtë”.

Ndërkohë, Davies ka marrëveshje në parim me Realin dhe mbetet që dy klubet të gjejnë “gjuhën e përbashkët” në verë.

Lajme të ngjashme