Agim Ademi tenton t’i motivojë futbollistët e Kombëtares para ndeshjes me Zvicrën: Fitojeni ndeshjen dhe caktojeni çmimin për preminë - NACIONALE

Agim Ademi tenton t’i motivojë futbollistët e Kombëtares para ndeshjes me Zvicrën: Fitojeni ndeshjen dhe caktojeni çmimin për preminë

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka tentuar që në prag të ndeshjes me Zvicrën, t’i motivojë futbollistët drejt një fitoreje, që do të mbante gjallë shpresat për kualifikim në EURO 2024. Ai në fund të fjalimit iu tha lojtarëve që nëse kualifikohemi për Evropian, ta caktojnë ata vetë çmimin për preminë.

Kosova sot zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në kampanjën kualifikuese, ku mësohet se a do të vazhdohet lufta për kualifikim, apo me barazim dhe humbje të shuhet çdo shpresë e mbetur.

Ademi, i cili në udhëheqjen e tij me FFK-në më shumë është njohur për skandalet dhe problemet me drejtësinë, mbajti fjalim në prag të fillimit të ndeshjes, duke iu përmendur lojtarëve paratë, si një motiv për fitore.

“Me këtë fitore, ju mundeni me hy në histori, kurse me fitore ne mund të kualifikohemi për Evropian. Kur është kështu, uroj që të jeni ju ata të cilët keni me hy në histori dhe uroj që ta fitoni këtë ndeshje dhe besoj që me angazhimin e juaj, ndeshjen e fitojmë. Besoj që sot keni me luajtë për Kosovën dhe jo për veten, jo secili për veti, por me pa kush e ka rastin ma të mirë dhe nëse na sonte fitojmë dhe nëse nga kjo ndeshje na shkojmë në Evropian, nuk po dua me fol për premia, por po dua t’ju them që fitojeni lojën dhe caktoni çmimin vet, sa e doni preminë.”

Lajme të ngjashme