Afrim Tovërlani do të vazhdojë si trajner i Kosovës U21
Trajneri Afrim Tovërlani do të vazhdojë të jetë trajner i kombëtares së Kosovës U21.
“Toki” që regjistroi dy fitore në muajin nëntor në miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale se do të mbetet në krye të “Dardanëve”.
Ai thotë se është në prag të marrëveshjes, kësisoj do ta drejtojë gjeneratën e re të Kosovës në kualifikueset e ardhshme të Botërorit.
“Po, do të vazhdoj si trajner i Kosovës U21. A ke rinovu? Jo ende nuk kam rinovuar, por jemi në prag të marrëveshjes”, tha ai shkurtimisht.
Me Tovërlanin në krye, Kosova U21 zhvilloi paraqitje të mira në kualifikueset për Evropianin Euro 2025, mirëpo fatkeqësisht ishte larg kualifikimit.
Duke qenë në një grup me kombëtare si Gjermania, Polonia, Bullgaria, Estonia dhe Izraeli, Kosova e mbylli si vend i katërt me 12 pikë të mbledhura.
Kujtojmë, Kosova U21 e mposhti dy herë Maqedoninë e Veriut këtë muaj me rezultat 1:3, respektivisht 0:1.