Adrien Rabiot i hapur për rinovimin me Juventusin
Mesfushori Adrien Rabiot raportohet se është i hapur për të vazhduar kontratën me Juventusin dhe më shumë gjasë do ta nënshkruajë rinovimin në javët në vijim.
28-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit, edhe pse rinovoi vetëm në verë ai kërkoi të vlejë për një sezon me kusht që t’i përmirësohen kushtet personale.
Francezi momentalisht merr një pagë prej 7 milionë euro dhe pavarësisht interesimit të fortë nga skuadrat angleze, ka lënë të hapur mundësinë që të rinovojë edhe për një vit.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, raporti i tij i fortë me trajnerin Max Allegri është arsyeja kryesore se pse Rabiot nuk po e mendon largimin.
Në fakt, Allegri ishte arsyeja kryesore se pse Rabiot rinovoi verën e kaluar pasi që nga viti 2019 deri më 2021 kur s’ishte tekniku italian, mesfushori kaloi një formë të tmerrshme.
Rabiot patë kërkuar largimin nga Juventusi në kohën e Sarrit shkaku i mintuazhës së ulët, që nuk u rrit as me ardhjen e Pirlos por tani është i padiskutueshëm nën urdhrat e Allegrit.
Ndër të tjera, ai pëlqehet nga klubet e mëdha angleze si Chelsea, Arsenal dhe Manchester Unitedi.