Adoleshentja e talentuar mahnit me golin akrobatik të shënuar për 2 Korrikun (VIDEO)
Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar këtë të diele në futbollin kosovar. Kësaj radhe protagoniste ishte një vajzë e re me emrin Altrisa Gashi, që shënoi gol akrobatik për akademinë e 2 Korrikut.
Skuadra e vajzave deri në moshën 17-vjeçare e 2 Korrikut zhvilloi ndeshjen e radhës të dielën në udhëtim te skuadra FC Bazeli, ku fituan 3:1, duke vazhduar kryesimin e Ligës së Grave U-17.
28 gola të shënuar nga kjo skuadër nuk është gjëja e vetme mbresëlënëse. Diçka që mori shumë pak vëmendje por që ia vlen të shikohet është goli fantastik i vajzës së talentuar Altrisa Gashi që shënoi gol gërshërë siç njihet në termet e futbollit.
Akademia e 2 Korrikut e kryeson renditjen tabelore pas tre ndeshjeve të zhvilluara, e vetmja me pikë të plota, me 28 gola të shënuar dhe një të pranuar, në bazë të të dhënëve të publikuara në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.