AC Milan triumfon edhe ndaj Atalantas, një pikë larg titullit
AC Milan ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Atalantas.
"Rossonerët" triumfuan me rezultat komod 2:0, në derbin e xhiros së 37-të në Seria A.
Milan ishte skuadër shumë më e mirë gjatë tërë kohës dhe me plotë meritë arkëtojë pikët e plota, që e afrojnë gjithmonë e më shumë afër titullit.
Në pjesën e parë, Milan ishte skuadër shumë më e mirë duke krijuar aksion pas aksioni, që nuk i finalizuan.
Sulmuesi Olivier Giroud kishte disa mundësi të mira, mirëpo që nuk i konkretizoi, kurse Atalanta më shumë provoi me kundërzbritje.
Ishte talenti portugez i Milanit, Rafael Leao që pranoi një top të bukur nga Messias dhe arriti ta mbrojë topin derisa iu afrua zonës, ku pastaj në mënyrë maestrale e dërgoi në rrjetë (56').
Ndërsa, fitoren e gjigantit italian, e vulosi mbrojtësi Theo Hernandez, me një gol jashtëzakonisht të bukur (75').
Kështu, pavarësisht rasteve tjera nga të dy skuadrat, nuk arritën t'i finalizojnë, kështu "Rossonerët" arkëtojnë pikët plota.
Me këtë fitore shumë të rëndësishme, Milan është më afër se kurrë larg titullit kampion. Në fakt, ata tani kanë nevojë vetëm për një pikë që të shpallën kampion, kuptohet nëse Inter nuk lëshon pikë sonte ndaj Cagliarit.
"Rossonerët" kanë të arkëtuara me 83 pikë, derisa Atalanta renditët në pozitën e tetë me 59 sosh.