AC Milan rivalizon klubin anglez për Danjuman
AC Milan ka vendosur t’i bashkohet garës për sulmuesin Arnaut Danjuma, duke garuar ndaj Evertonit dhe Feyenoordit.
26-vjeçari kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Tottenham, ku shënoi vetëm dy gola në 12 paraqitje.
Milan që ka qenë mjaftë aktive këtë verë duke nënshkruar me Marco Sportiello, Luka Romero, Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic, tani po tentojnë edhe transferimin e Danjumas.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se diskutimet mes klubit italian dhe lojtarit kanë nisur dhe në ditët në vijim do të merret përfundimisht e ardhmja e tij.
Sidoqoftë, ai shton se në garë mbesin edhe Feyenoord dhe Everton që gjithashtu po diskutojnë me lojtarin. Klubi anglez në fakt ishte shumë pranë ta merrte janarin e kaluar, mirëpo në çastet e fundit ai zgjodhi klubin londinez.
AC Milan have entered the race for Danjuma. He's in the list while Feyenoord and Everton are also in discussion with the player. 🔴🇳🇱
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 14, 2023
Understand has met with Sean Dyche and Arne Slot whilst Milan speaks with his agents.
Big days for Danjuma, decision expected soon. pic.twitter.com/PBWivmTTFa
Ndërkohë, nuk është hera e parë që AC Milan ka provuar ta transferojë holandezin, pasi të njëjtin e donin edhe në janarin e vitit 2019, kur ishte pjesë e Club Brugge.
Kuptohet, një marrëveshje e tillë s’u realizua asnjëherë dhe Danjuma iu bashkua Bournemouthit qysh në afatin tjetër veror.