AC Milan në negociata të avancuara me Ilkay Gundoganin
AC Milan ndodhet në negociata të avancuara me mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, kështu raporton “Il Correire dello Sport”.
Gjermanit i skadon kontrata në verë dhe sipas mediumit italian “Rossonerët” tashmë kanë nisur negociatat me shpresën për ta bindur për kalimin në “San Siro”.
Barcelona gjithashtu është në bisedime me 32-vjeçarin mirëpo klubi italian ka mbërritur deri tek negociatat me avancuara me ish yllin e Borussia Dortmundit.
Siç raporton gazetari Fabio Mandarini, klubi italian ka besim të madh që Gundogan do të jetë prurja e re gjatë afatit kalimtar veror.
Sidoqoftë, mesfushori do të vendos përfundimisht mbi të ardhmen pas finales së Ligës së Kampionëve, që Manchester City e zhvillon me Interin në Stamboll më 10 qershor.
Milan tashmë ka nisur të jetë aktive në afatin kalimtar veror duke arritur marrëveshje me Daichi Kamada dhe Marco Sporteillo derisa edhe rinovuar kontratën e Rafael Leaos.
Në anën tjetër, Gundogan është i fokusuar vetëm te Man City ku të shtunën me fillim nga ora 16:00 do ta synojnë trofeun e dytë për këtë edicion, atë të FA Cupit kundër Manchester Unitedit.
Kurse, katër ditë më vonë i pret përballja e vështirë ndaj “Neurazzurëve” në Ligën e Kampionëve.
