AC Milan interesohet për De Zerbin pasi konfirmoi largimin nga Brightoni
AC Milan do të nis negociatat me trajnerin Roberto de Zerbi në ditët në vijim pasi njoftoi vendimin për t’u larguar nga Brightoni.
44-vjeçari befasoi të gjithë javën e kaluar duke konfirmuar publikisht largimin nga klubi sapo të përfundojë sezoni, meqenëse dështoi të gjejë “gjuhën e përbashkët” me presidentin Tony Bloom për afatin kalimtar veror.
Milan po synon të përfitojë nga kjo situatë dhe e vlerëson lartë De Zerbin, të cilin e donin edhe më parë por nuk mund t’ia paguanin klauzolën e lirimit prej 13 milionë eurove.
Megjithatë, tani që po largohet nga Brightoni si agjent i lirë sepse ka ndërprerë kontratën situata ka ndryshuar me “Rossonerët” që e kanë bërë top prioritet.
“Gazzetta dello Sport” raporton se i tërë bordi i skuadrës italiane e kanë mirëpritur duar hapur lajmin që De Zerbi është agjent i lirë dhe do ta kontaktojnë në ditët në vijim për të diskutuar një lëvizje të mundshme në verë.
Momentalisht favoriti është Paulo Fonseca i Lilles, por e tëra situata mund të ndryshojë nëse bisedimet rezultojnë pozitive me teknikun italian.
De Zerbi ndërkohë nuk do ta refuzonte mundësinë që të bëhet trajner i Milanit, por do të kërkojë disa investime në verë në mënyrë që të garojë për titullin kampion.