AC Milan fiton me rikthim ndaj Newcastle dhe kualifikohet në Ligën e Evropës - NACIONALE

AC Milan fiton me rikthim ndaj Newcastle dhe kualifikohet në Ligën e Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka bërë një rikthim fantastik për ta eliminuar Newcastle Unitedin nga garat evropiane dhe avancuar në Ligën e Evropës.

“Rossonerët” zhvilluan lojë të bukur ndaj skuadrës angleze, për të fituar në fund me rezultat 1:2.

Vendasit e nisën shumë mirë duke pasur disa raste shënimi mirëpo që s’ia dolën t’i finalizojnë.

Megjithatë, ishte Joelinton që shënoi pas një goditje “raketë” për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Mirëpo, në 45 minutat e dytë Milani shfaqi fytyrë krejtësisht tjetër. Fillimisht barazuan rezultatin përmes Christian Pulisic që realizoi lehtësisht nga afërsia pas asistimit të Olivier Giroud (59’).

E pastaj heroi ishte Samuel Chukëueze me një gol në kënd pas një asistimi të Okafor (84’).

Kështu, Milan e mbyll si pozitë e tretë pasi Dortmund dështoi ta mposhte PSG-në, derisa Newcastle Utd eliminohet nga garat evropiane.

Lajme të ngjashme