AC Milan fiton derbin ndaj Atalantas - NACIONALE

AC Milan fiton derbin ndaj Atalantas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka shënuar fitore në derbin ndaj Atalantas në kuadër të xhiros së 24-të në Seria A.

"Rossonerët" arkëtuan pikët e plota me shumë vështirësi duke triumfuar me rezultat komod 2:0 në "San Siro".

Ishte mbrojtësi i Atalantas, Juan Musoo që në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda rrjetës së vetë pas goditjes së Theo Hernandezit, duke kaluar Milanin në epërsi (25').

Pas kësaj, Milan nisi të tentojë më shumë për të gjetur golin e qetësisë duke rrezikuar me anë të Rafael Leaos dhe Olivier Giroud, por goditjet e të dyve ishin të pasuksesshme.

Atalanta ishte më e zbehët gjatë pjesës së dytë duke provuar përmes disa kundërsulmeve, që assesi nuk funksiononin.

Junior Messias shpërdoroi një mundësi të mirë shënimi duke goditur mbi traversë.

Në minutën e 74-të, pas një kohe të gjatë jashtë fushës u rikthye sulmuesi Zlatan Ibrahimovic që menjëherë provoi ta bënte dallimin.

Në fakt suedezi pasoi për mrekulli te Rafael Leao, i cili gjeti Junior Messias me këtë të fundit që me një parabolë vulosi fitoren (87').

Me këtë fitore, Milan ngritët në pozitën e tretë me 47 pikë, aq sa ka edhe Interi derisa Atalanta qëndron në pozitën e gjashtë me 41 sosh.

Në xhiron e radhës, Milan do të jetë mysafir i Fiorentinas derisa Atalanta përballet me Udinesen.

Lajme të ngjashme