AC Milan ëndërron t’ia vazhdojë kontratën Theo Hernandezit
AC Milan po shpreson të rinis negociatat me mbrojtësin Theo Hernandez për rinovimin e kontratës, sapo lojtari të kthehet në skuadër.
26-vjeçari aktualisht është në pushime pasi luajti titullar në gjashtë ndeshjet që zhvilloi Franca në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, por pastaj u eliminuan në gjysmëfinale nga Spanja.
Hernandez do të rikthehet te Milani për miqësoret, si ajo ndaj Barcelonës që zhvillohet në Amerikë në fillimin e muajit gusht, mirëpo pritet që ta nisë fillimisht punën individuale para se të kthehet në “aksion”.
Sipas “Calciomercato”, drejtorët e Mialnit Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada janë të gatshëm që të rinisin negociatat me Hernandezin për ta bindur të nënshkruajë një kontratë më afatgjatë.
Mbrojtësit i skadon kontrata pas dy viteve, mirëpo është ndër objektivat kryesor të klubit italian që ta bindin të rinovojë, njësoi si bashkëkombësi Mike Maignan.
Milan përndryshe do t’ia rrisë edhe pagën ngase aktualisht merr rreth 4.5 milionë euro, ndërsa më kontratën e re do të fitonte 6.5 milionë euro, aq sa lojtari më i paguar në skuadër, Rafael Leao.
Megjithatë, ekziston mundësia që Bayern Munich ta transferojë francezin meqenëse ia kanë bërë të qartë se e shohin si pasuesi i Alphonso Davies në vitin 2025.