AC Milan e "shpartallon" Napolin në "Diego Maradona" - NACIONALE

AC Milan e "shpartallon" Napolin në "Diego Maradona"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka arkëtuar pikët e plota duke triumfuar me rezultat të thellë në "Diego Maradona", në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.

"Rossonerët" fituan me rezultat të thellë 0:4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.

Pas vetëm 17 minutave lojë, Rafael Leao me një parabolë të shkëlqyeshme kaloi Milanin në epërsi - VIDEO.

Ndërsa tetë minuta më vonë, Brahim Diaz shënoi nga një pozitë e shkëlqyeshme për të dyfishuar epërsinë (25') - VIDEO.

Pas kësaj, Napoli kishte një mundësi shënimi me anë të Piotr Zielinski, mirëpo goditja e tij u ndal nga Mike Maignan.

Milan vazhdoi me formën e lartë edhe gjatë pjesës së dytë, me Leaon që shënoi golin e dytë personal duke dribluar për mrekulli Amir Rrahmanin dhe me një goditje të saktë mposhti Alex Meretin (59') - VIDEO.

Fitoren e vulosi Alexis Saelemaekers duke përfituar nga një shpërqendrim në mbrojtje (67') - VIDEO.

Kështu, Milan merr një fitore të madhe ndaj Napolit - skuadër më të cilën do të përballet edhe në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Me këtë triumf Milan ngrihet në pozitën e tretë në tabelë me 51 pikë, derisa Napoli vazhdon të jetë lider i vetëm në Serie A me 71 sosh.

Lajme të ngjashme