AC Milan arrin marrëveshje verbale me Maignan për rinovimin e kontratës
AC Milani thuhet se ka arritur marrëveshje verbale me portierin Mike Maignan për një kontratë të re dhe të përmirësuar, e cila do ta bëjë atë ndër lojtarët më të paguar në skuadër.
Sipas asaj që raporton gazetari spanjoll Matteo Moretto, Milani ka arritur marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës së francezit, e cila do të vlejë deri në verën e vitit 2028.
Maignan ka dhënë ‘dritën jeshile’ që paga bazike të jetë rreth 5 milionë euro për sezon, pra e ngjashme me atë që përfitojnë lojtarët si Christian Pulisic e Theo Hernandez. Aktualisht, Rafael Leao është lojtari më i paguar në fanellën e “Rossonerëve”.
Kontrata aktuale e Maignan skadon më 2026, që nënkupton se do të hynte në vitin e fundit të kontratës në rast që nuk nënshkruan këta muaj.
Ndërkohë, do të ketë edhe një takim mes dy palëve për t’i mbyllur të gjitha detajet në javët finale.
Kujtojmë, për Maignan thuhet se janë interesuar disa klube arabe, si dhe gjigantët evropianë si PSG-ja e Manchester City, megjithatë portieri preferon të qëndrojë në “San Siro”.