AC Milan afër ta zëvendësojë Tonalin, Loftus-Cheek ateron në Itali - NACIONALE

AC Milan afër ta zëvendësojë Tonalin, Loftus-Cheek ateron në Itali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Ruben Loftus-Cheek ka arritur në Itali, ku do të kryejë testet mjekësore para se të kompletojë transferimin te AC Milani.

Anglezi ka mbërritur në aeroportin e Milanit këtë mbrëmje, derisa nesër pritet të kompletohet tërë transferimi.

Sipas raportimeve në mediat italiane, Milan ka kompletuar blerjen e Loftus-Cheek nga Chelsea në një marrëveshje 21 milionë funtesh plus bonuset.

Për anglezin kjo do të jetë aventura e parë jashtë Londrës, meqenëse shumicës e karrierës e ka kaluar te Chelsea.

Në fakt, ai ishte huazuar te Crystal Palace dhe Fulham, prandaj nuk i është nevojitur as ta ndryshojë shtëpinë.

Këtë edicion, Loftus-Cheek ka zhvilluar 33 paraqitje për “Blutë” duke kontribuar me dy asistime, derisa ka pasur kontratë deri më 2024.

Loftus-Cheek do t’i bashkohet bashkëkombësit Fikayo Tomori në “San Siro”.

Përndryshe, lojtari shihet si pasuesi i Sandro Tonalit, që kaloi te Newcastle United në një marrëveshje rekorde prej 80 milionë funteve.

Ndërkohë, kjo nuk është marrëveshja e vetme që ka kompletuar Milani meqenëse ka kompletuar edhe prurjen e Luka Romeros nga Lazio, i cili do të nënshkruajë kontratë për pesë vite.

Lajme të ngjashme