“Absolutisht e çuditshme” – Klopp e komenton transferimin e Hendersonit te Al Ettifaq - NACIONALE

“Absolutisht e çuditshme” – Klopp e komenton transferimin e Hendersonit te Al Ettifaq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se vendimi i Jordan Henderson për t’u larguar nga Liverpool në drejtim të Arabisë Saudite, më saktësisht te Al Ettifaq, ishte i trishtuar dhe shumë i çuditshëm për të.

Transferimi i mesfushorit prej 15 milionë euro te klubi i Ligës Saudite, Al Ettifaq është konfirmuar, duke shënuar fundin e qëndrimit të tij 12-vjeçar me Liverpool. Ai thuhet se ka nënshkruar një kontratë 700,000 £ në javë me klubin saudit dhe do të luajë në Lindjen e Mesme nën drejtimin e ish-bashkëlojtarit të tij te Liverpool, Steven Gerrard. Megjithatë, Klopp ende nuk është pajtuar me këtë transferim dhe pohoi se është e vështirë të shohësh Henderson të largohet nga Anfield.

"Është e trishtueshme, absolutisht e çuditshme, sepse ai është kapiteni i vetëm që kam pasur këtu në Liverpool, por mendoj se është emocionuese edhe për të. Do të na mungojë, pa asnjë dyshim, kjo është e qartë - si njeri dhe si lojtar. Por, siç thashë, ky është futbolli”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Jurgen Klopp Liverpool 2022-23

Megjithatë, Klopp e përshëndeti reprezentuesin anglez si një "lojtar të kompletuar" dhe mendoi se mesfusha e përbërë nga Henderson, Fabinho, James Milner dhe Georginio Wijnaldum ishte absolutisht e fantastike pasi atyre "asgjë nuk u mungonte".

henderson

"Hendo është një lojtar i kompletuar. Ka pjesën fizike, por është edhe pjesa super-teknike. Ai është teknikisht shumë, shumë i mirë. Nuk mund të kesh kaq shumë ndeshje në Premierligë, nuk mund të jesh kapiten i Liverpoolit, nuk mund të luani në ndeshjet më të rëndësishme në botë nëse teknikisht nuk jeni në një nivel super të lartë - dhe ai është. Këmba e djathtë, këmba e majtë shumë mirë. Më lejoni të them, kjo mesfushë Fabinho, Hendo, Gini dhe më pas Millie, kjo katërshe për tri pozicione, mendoj se askush nuk do të thoshte se do të ishte një mesfushë e suksesshme por diçka mungon - por asgjë nuk mungonte sepse djemtë ishin të gjithë të kompletuar. Kjo ishte ajo që ishte aq e mirë dhe Hendo ishte një pjesë super e rëndësishme e kësaj”, tha trajneri gjerman.

Lajme të ngjashme