Zyrtare: Liverpool konfirmon kalimin e Jordan Hendersonit te Al-Ettifaq - NACIONALE

Zyrtare: Liverpool konfirmon kalimin e Jordan Hendersonit te Al-Ettifaq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka konfirmuar largimin e mesfushorit Jordan Henderson, i cili i është bashkuar skuadrës arabe Al-Ettifaq.

Pas 12 viteve në fanellën e “Reds”, anglezi vendosi t’i bashkohet klubit që drejtohet nga Steven Gerrard, në një marrëveshje ku do të fitojë rreth 700 mijë funte për javë.

Liverpool mund të konfirmojë se Jordan Hendersonin ka kompletuar transferimin te Al-Ettifaqit”.

Klubi arab pagoi 12 milionë funte plus 3 milionë bonuse për Liverpoolin në mënyrë që ta lirojnë Hendersonin, i cili nënshkroi për tre vitet në vijim.

Pavarësisht aventurës në Arabinë Saudite, Henderson do të vazhdojë të luajë edhe për kombëtaren e Anglisë meqenëse ka diskutuar edhe me përzgjedhësin e “Tre Luanëve” Gareth Southgate.

Kësisoj, Henderson do të bëhet prurja e dytë më e re e Al Ettifaqit pas Moussa Dembeles, që e morën si agjent të lirë.

Lajme të ngjashme