Aaron Ramsdale i hapur për kalimin te Newcastle Unitedi - NACIONALE

Aaron Ramsdale i hapur për kalimin te Newcastle Unitedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Aaron Ramsdale thuhet se është i hapur për kalimin te Newcastle Unitedi si zëvendësues i Nick Pope.

Pope mori një lëndim në krahë gjatë fitores 1:0 të shtunën, me Martin Dubravkan që e zëvendësoi në minutat e fundit.

Pas skanimeve, rezultoi se më shumë gjasë do të jetë jashtë fushës për rreth pesë muaj pasi ka nevojë për operim.

Kësisoj, Newcastle tashmë ka nisur të shikojë disa opsione për ta zëvendësuar me Aaron Ramsdale që thuhet se do të ishte i hapur për t’iu bashkuar, raporton “TalkSport”.

Anglezi s’është zgjedhje e parë te Arsenali dhe do ta konsideronte lëvizjen vetëm që të mbante gjallë shpresat për një ftesë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Megjithatë, Arsenal mund të mos pranojë ndonjë ofertë pasi Mikel Arteta disa herë ka deklaruar se Ramsdale është i rëndësishëm për skuadrën.

Nuk kam mesazh për klubet e tjera. Mund të flas për lojtarët e mi, se sa i dua, sa më pëlqen Aaron. Duam të jetë pranë nesh, kjo është e sigurt”.

Përpos Ramsdale, opsion për Newcastle është edhe David de Gea që mbetet agjent i lirë që kur u largua nga Man Unitedi për më shumë se një dekadë.

De Gea thuhet se ka fituar rreth 375 mijë funte për javë, andaj duhet të pranojë me patjetër një zbritje page për t’iu bashkuar skuadrës angleze.

Lajme të ngjashme