A po rrezikon PSG-ja ta humbë edhe titullin në Francë? - NACIONALE

A po rrezikon PSG-ja ta humbë edhe titullin në Francë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain po kalon një periudhë të vështirë. Skuadra pësoi një tjetër humbje në Parkun e Princave, tani nga Lorient me rezultat 3:1.

Kjo ishte humbja e gjashtë e sezonit në Ligue 1 dhe e tretë në katër ndeshjet e fundit në shtëpi. E eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich dhe gjithashtu nga Kupa e Francës nga Marseille, PSG tani po has në vështirësi edhe në konkurrencën vendase.

Pavarësisht që është mësuar të dominojë në Ligën franceze, PSG duhet të sigurohet që të jenë të bashkuar në pjesën e fundit të sezonit.

Pas humbjes ndaj Lorient, trajneri i PSG, Christophe Galtier kërkoi që lojtarët e tij të reagojnë dhe të luajnë për të fituar titullin e Ligue 1.

Time up for Christophe Galtier? PSG already searching for new manager with Jose Mourinho, Julian Nagelsmann & Zinedine Zidane being considered | Goal.com

“Është një tjetër humbje që nuk vjen në momentin e duhur. Kur e bën këtë në fillim, nuk mund të presësh asgjë tjetër. Kemi munguar për 20 minuta në ndeshje”, tha ai.

“Marseille dhe Lens po ecin me vrull të plotë në gjysmën e dytë të sezonit. Ne kemi nevojë për një ndërgjegje kolektive por mbi të gjitha individuale. Kemi shumë lojtarë që luajnë nën nivelin e tyre. Ne duhet të bëjmë më shumë kur kemi ambicie për të qenë kampionë dhe për tu bërë kampionë shpejt.”

Christophe Galtier gives update on Lionel Messi contract situation

“Duhet të flasim dhe të pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë në pesë ndeshjet e radhës, të bëhemi kampionë apo jo. Ka një titull për të cilin duhet të luftojmë. Ne kemi qenë në krye që nga dita e parë, por duhet të bëjmë më shumë për të marrë këtë titull.”

Parisi është pesë pikë larg vendit të dytë, në krye të tabelës së Ligue 1 me pesë ndeshje të mbetura, pasi humbja e tyre ndaj Lorient i lejoi Marseilles që të zvogëloi epërsinë. Lens janë nëntë pikë prapa por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pesë ndeshjet e radhës të PSG-s[ do të jenë ndaj Troyes, Auxerre dhe Strasbourg në udhëtim dhe Ajaccio dhe Clermont në shtëpi./Orselina Lazraj

Lajme të ngjashme