“A ka drejtësi o FFK”, presidenti i Llapit ankohet publikisht pas barazimit me Dukagjinin - NACIONALE

“A ka drejtësi o FFK”, presidenti i Llapit ankohet publikisht pas barazimit me Dukagjinin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Llapit Beqir Batatina ka pasur ankesa drejt FFK-së pas barazimit 1:1 në udhëtim te Dukagjini.

Skuadra nga Podujeva bëri hap mbrapa në garën për titull, duke mos arritur të fitojë më shumë se një pikë në Klinë.

E menjëherë pas fishkëllimës së gjyqtarit kryesor, presidenti i Llapit Batatina është ankuar në rrjetin social “Facebook”.

“Turp ju koftë... Është mirë me na tregu se kanë po doni me e bo kampion. A ka drejtësi o FFK?”, shkroi ai ndër të tjera.

Këtë edicion ka pasur ankesa të shumta drejt gjyqtarëve, me tre klube si Ballkani, Drita e Llapi që po garojnë për titullin kampion.

Momentalisht Ballkani prinë me 59 pikë pas 29 xhirove, derisa Drita e Llapi kanë të mbledhura nga 57 sosh.

Përndryshe, në garë matematikisht ndodhet edhe Malisheva megjithatë objektivi i tyre thuhet se është dalja në Evropë.

Lajme të ngjashme