Perez: Ky s’është Mbappe që e doja në Madrid, e ndryshoi ëndrrën - NACIONALE

Perez: Ky s’është Mbappe që e doja në Madrid, e ndryshoi ëndrrën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se Kylian Mbappe duhet ta ketë ndryshuar ëndrrën patjetër, pasi sulmuesi francezi e hodhi poshtë mundësinë për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll.

Mbappe, 23 vjeç, nënshkroi marrëveshje të re luksoze deri në vitin 2025 me Paris Saint-Germainin në vend se t’i bashkohej Realit.

“Ëndrra e tij ishte të luante në Real Madrid”, tha Perez për El Chiringuito.

“Ai donte të vinte gushtin e kaluar por nuk u lejua nga ata, ai thoshte vazhdimisht se donte të luante në Madrid dhe në 15 ditët e fundit, para se ta ndryshonte mendjen”, nënvizoi ai.

Mbappe kishte arritur marrëveshje financiare me Realin disa muaj më parë, para se përfundimisht të vendoste për të qëndruar në PSG.

La Liga spanjolle reagoi ashpër ndaj marrëveshjes së Mbappes me PSG-në, duke e quajtur atë skandaloz dhe tani ka bërë ankesë zyrtare në UEFA ndaj PSG-së dhe Manchester Cityn për, siç beson, shkelje financiare nga klubet në fjalë.

“Ky nuk është Mbappe të cilin doja ta sillja në Real, është një tjetër, i cili duhet ta ketë ndryshuar ëndrrën”, shtoi Perezi.

“Ai ndryshoi, atij iu ofruan gjëra të tjera, ai ishte nën presion dhe tani është futbollist tjetër”.

“Në Real Madrid askush nuk është mbi klubin. Ai është lojtar i madh dhe mund të fitojë më shumë se të tjerët, por ky është sport ekipor dhe ne kemi vlera dhe parime të cilat nuk mund të ndryshojnë”, theksoi ai.

Mbappe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Real Madridit në të ardhmen.

Perezi shtoi: “Mbappe që do të vinte këtu nuk është ky që e shohim tani. Nëse është ai, preferoj që ai të qëndrojë në PSG. E dua Mbappen që kishte një ëndërr”.

Gjatë intervistës, Perezi tha po ashtu se projekti i Superligës Evropiane është ende gjallë.

Real Madridi ishte në mesin e 12 klubeve që e nisën projektin për formimin e Superligës Evropiane verën e kaluar, e cila do ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve.

Të gjitha klubet e tjera, përveç Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës, u tërhoqën pas protestave dhe kritikave të mëdha nga tifozët, politikanët dhe organet qeverisëse.

Lajme të ngjashme