92% e tifozëve në sondazhin e Nacionales duan largimin e Agim Ademit nga FFK-ja
Tifozët kosovarë janë plotësisht të mendimit se Agim Ademi duhet t’i jep fund qëndrimit si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Me humbjen ndaj Rumanisë, ndër kritikat më të mëdha kanë qenë për Ademin shkaku i problemeve brenda skuadër, ashtu siç foli edhe Edon Zhegrova, pavarësisht që i ra pishman disa orë më vonë.
Gazeta Nacionale ka krijuar një sondazh se nëse duhet të largohej nga FFK-ja, dhe plotë 92 për qind votuan se ishin ‘pro’ vendimit të largimit së Ademit.
Vetëm 5 për qind ishin kundër, derisa 3 për qind çuditërisht s’kishin mendim lidhur me këtë çështje.
Në mediat lokale u raportua edhe që lojtarët i kanë kërkuar kapitenit Amir Rrahmani t’i kërkojë Ademit të jep dorëheqje, por deri më tani s’ka asgjë të konfirmuar.
Lojtarët kosovarë thuhet se janë të pakënaqur edhe me ‘gjeneralin’ Primoz Ghila, ku së fundmi u publikua edhe një moment interesant ku slloveni shihet duke e tërhequr me forcë Edon Zhegrovën dhe pastaj e qortuar në fushë.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga FFK-ja dhe mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të jenë kaq të qetë sikurse s’ka ndodhur asgjë, apo do të merret ndonjë vendim për reforma të reja.
