3.5 milionë euro për vit: Mësohet kontrata që Juventusi i ka ofruar Mottas - NACIONALE

3.5 milionë euro për vit: Mësohet kontrata që Juventusi i ka ofruar Mottas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Max Allegri pritet të shkarkohet në fundin e sezonit, me Juventusin që i ka bërë një ofertë dyvjeçare Thiago Mottas së Bolognas, me opsion vazhdimi për një tjetër.

Drejtori i Juventusit Guintoli e ka identifikuar Mottan si trajneri ideal për projektin e “Bianconerëve”, andaj do t’i ofrojnë kontratë afatgjatë.

Marrëveshja do të jetë dyvjeçare me opsion për një tjetër. “Il Corriere della Sera” raporton se kontrata që do ta nënshkruajë do të vlejë 3.5 milionë euro për sezon.

Motta ka mahnitur të gjithë në Itali këtë sezon, duke drejtuar Bolognan drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, kurse Juventusi do ta marrë si agjent i lirë meqenëse kontrata i skadon në verë.

Motta ende s’ka diskutuar me drejtorët e Bolognas për opsionin e rinovimit, mirëpo ka informuar “Bianconerët” që është i hapur për ta drejtuar skuadrën nga Torino.

Tekniku italian vlerësohet lartë jo vetëm për mënyrën e lojës, por sepse gjithashtu ka dëshmuar se është i shkëlqyer në përmirësimin e talentëve të rinj.

Juventus përpos Mottas synon t’i marrë edhe Riccardo Calfiori dhe Joshua Zirkzee nga Bologna, që do ta rriste nivelin e skuadrës edhe më shumë.

“Zonja e Vjetër” sezonin tjetër synon titullin kampion, që s’e ka fituar që plot tre vite, pas një dominimi prej një dekade që bëri në Itali.

Lajme të ngjashme