“200 milionë euro vetëm këmba e Osimhenit”, publikohet përgjigja epike e Napolit për Al Hilalin - NACIONALE

“200 milionë euro vetëm këmba e Osimhenit”, publikohet përgjigja epike e Napolit për Al Hilalin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli i ktheu një përgjigje epike skuadrës arabe Al Hilal, duke shkruar se për 200 milionë euro mund ta blini vetëm këmbën e sulmuesit Victor Osimhen.

Al Hilal deri vonë e kishte bërë prioritet blerjen e nigerianit derisa edhe bëri një ofertë zyrtare prej 200 milionë euro, kurse lojtarin po tentonin ta bindnin duke i ofruar mbi 100 milionë euro për vit.

Sidoqoftë, kjo ofertë as që e ka bindur skuadrën italiane më saktësisht presidentin Aurelio de Laurentiis, që ia bëri të qartë arabëve se edhe nëse ofrojnë 500 milionë euro mund të mos e shesin.

Për 200 milionë euro, ndoshta mund ta blini vetëm këmbën e Victorit. Vitin tjetër me gjasë do të jeni gati të ofroni 500 milionë euro dhe ndoshta ne do ta konsiderojmë ofertën tuaj sërish. Përsëri, vetëm ndoshta”, thuhet në emailin e Napolit drejtuar Al Hilalit, raporton “L’Equipe”.

Pas kësaj emaili, Al Hilal u fokusua tërësisht te Kylian Mbappe, i cili gjithashtu refuzoi të takohet me përfaqësuesit e klubit arab. Kësisoj, ata në fund e transferuan yllin tjetër Neymar nga PSG në një marrëveshje 90 milionë funte.

Sidoqoftë, arabët nuk duket se do të ndalen me këto transferime pasi tani prioritet për afatin e ri veror i kanë talentët e rinj me objektivin e vetëm që të jenë në një nga pesë top ligat evropiane.

Lajme të ngjashme