17-vjeçari i Real Madridit ia dhuron fitoren Brazilit ndaj Anglisë, Zvicra barazon me Danimarkën
Dy miqësore tejet interesante kanë përfunduar çaste më parë, ku Brazili triumfoi 1:0 ndaj Anglisë me golin e shënuar nga 17-vjeçari i Real Madridit, ndërsa në anën tjetër Zvicra e Granit Xhakës u ndal me barazim 0:0 nga Danimarka.
Angli e Brazil pavarësisht se ishte vetëm një miqësore, dhanë një paraqitje tejet të mirë për tifozët, me disa raste të mira shënimi dhe lojë të barabartë dhe të luftuar nga dy kombëtaret.
Rastet ishin në të mirë të Brazilit, ndërsa posedimin e dominoi Anglia.
Vinicius doli i pari në rast kur ishte vetëm përballë me portierin në pjesë të parë, por goditi shumë plogësht, me mbrojtësin anglez që arriti në kohë ta largonte nga vija e golit.
45 minutat ndonëse me intenistet, përfunduan pa gola.
Brazili vazhdoi të krijonte më shumë edhe në pjesë të dytë, por goli erdhi vetëm në 10 minutat e fundit të takimit.
Vinicius Junior ishte në rolin e asistuesit, ku shënoi bashkëlojtari i tij i ardhshëm, talenti 17-vjeçar Endrick, për 1:0.
With Endrick's goal, Brazil is ahead 1-0 against England!pic.twitter.com/OBqBX5NJjG
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 23, 2024
Deri në vërshëllimen e fundit nuk pati ndryshim në rezultat, me Brazilin që triumfon në miqësore ndaj Anglisë me plot yje.
Në ndeshjen tjetër, Danimarka barazoi pa gola me Zvicrën në miqësoren që u zhvillua në Holandë.
Granit Xhaka luajti gjatë tërë lojës, kurse disa minuta pati edhe Xherdan Shaqiri, ndërsa 'tradhtari' i Kosovës Uran Bislimi nuk mori fare minutazhë.
Zvicra ishte për një nuancë më e mirë në fushë, por që nuk realizuan në asnjë prej rasteve të krijuara.
Këto ndeshje ishin të karakterit miqësorë, të cilat do të luajnë sërish në ditët në vazhdim, që konsiderohen të jenë testet e fundit para Kampionatit Evropian 2024.